Hasani: Fusnota mund të ketë pasoja

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, njëherësh kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka deklaruar se përfaqësimi i Kosovës me fusnotë në nismat rajonale, mund të ketë pasoja.

Në një intervistë për RTK-në, Hasani ka thënë se politika është dashur të shikojë se çfarë pasojash mund të ketë fusnota sa i përket statusit të Kosovës.
“Në qoftë se pajtohemi se në Kosovë çdo problem duhet të zgjidhet me mjete politike, mendoj se nuk duhet të çuditemi për asgjë”, ka theksuar Hasani.