Nga e marta edhe Mitrovica do të ketë Tregun e automjeteve, i cili do të jetë me standarde të larta dhe do të ofrojë kushte të mira.
Koordinatori i Tregut, Nexhat Dedia, tha se tregu është i pajisur me infrastrukturë të nevojshme dhe do t’i plotësoj kërkesat e qytetarëve të Mitrovicës dhe më gjerë për një veprimtari të tillë.
Dedia po ashtu ka treguar se tregu është i shtruar në kubëza, dhe është i pajisur me të gjithë infrastrukturën e nevojshme dhe ka siguri të përhershme.
Tregu do të punoj në lokacionin e Tregut të bagëtive në fshatin Frashër çdo të martë. Dita e parë e tregut sipas udhëheqësve të tij, do të jetë pa pagesë.