Venus Palermo e njohur me emrin Venus Angelic është bërë sensacioni i ri në YouTube falë xhirimeve ku u tregon vajzave se si të bëjnë makijazh për t’u dukur si kukull.
15-vjeçarja me një ten të zbehtë dhe sy të mëdhenj duket sikur të jetë një kukull nga porcelani.
Tinejxherja nga Londra u ka treguar moshatareve të saj anekënd botës se me pak makijazh mund të shndërrohen në një “kukull që ec”, ndërsa çuditërisht shumë femrave u ka pëlqyer kjo ide.