Vesa e çmendur pas shpejtësisë

Vesa Luma ka pohuar se i pëlqen shumë aventurat. Por njëra i është bërë shprehi shumë e keqe, e ajo është ngasja e veturës me shpejtësi të lartë.

E këtë ves të keq këngëtarja kosovare e ka arsyetuar duke thënë se dëshiron të jetë e përpiktë dhe e saktë në kohë.
“Një gjë të keqe që kam është se i jap makinës me shumë shpejtësi dhe kam filluar ta kuptojë se duhet ta ul shpejtësinë. I jap shpejt makinës, sepse gjithmonë kam dëshirë të jem e përpiktë dhe e saktë në kohë”, ka pohuar Vesa për mediat shqiptare.