Të premten aktgjykimi në rastin “Kleçka”

Avokatët e të akuzuarve në rastin “Kleçka” do t’i dorëzojnë sot dhe nesër mbrojtjet e tyre me shkrim për klientët e tyre, të cilët të mërkurën e kaluar u liruan nga trupi gjykues në përbërjen e dy gjykatësve ndërkombëtarë dhe një vendor.

Avokati i deputetit Fatmir Limaj, Tahir Rrecaj i ka thënë Radio Kosovës se e ka në plan që trupit gjykues t’i dorëzojë sonte, ose më së largu nesër, mbrojtjen për klientin e tij.
Ai tha është i sigurt se gjykata do ta lirojë Limajn dhe të tjerët, pasi trupi gjykues ka hedhur poshtë të gjitha argumente e prokurorisë, duke i cilësuar ato si të pa baza.
Rrecaj ka thënë se seanca për shpalljen e aktgjykimit përfundimtar do të mbahet të premten.