Fustani më i gjatë nusëror (Video)

Një shtëpi rumune e modës ka vendosur rekord të ri të Guinnessit për fustanin më të gjatë nusëror në histori.

Janë nevojitur 100 ditë për të krijuar fustanin me pjesë të pasme të gjatë rreth tre kilometra (2.977 metra), i cili është valëvitur mbi Bukuresht.
Kreacionin e ka veshur modelja 17-vjeçare, Ema Dumitrescu, për të promovuar panairin e sivjetmë martesor në kryeqytetin rumun, ndërkaq janë shpenzuar rreth 5.400 euro për krijimin e tij.
Rekordin e mëparshëm e mbanin holandezët, ndërsa pjesa e pasme e fustanit të tyre nusëror ishte 2.488 metra.