Tuna: Këtë verë do të dashurohem

Altuna Sejdiu i ka vënë vetës një qëllim për këtë verë. Tuna ka pohuar se momentalisht nuk është e dashuruar, por planifikon të dashurohet gjatë ditëve të nxehta të verës.

“Do të tingëllonte qesharake, por këtë verë planifikoj të dashurohem. Ky është plani, madje edhe zëdhënësi im mendon se kjo duhet të planifikohet. Në planin e dashurisë stagnoj për momentin, por ndoshta ai është afër meje dhe unë nuk e shoh”, ka thënë Tuna për Yll Press.
Përveç kësaj Tuna ka treguar edhe mashkullin të cilin ajo do ta pëlqente ta kishte afër vetës.
“Dua mashkull mbi të gjitha, jo femra. Autoritativ, të duket bukur, të ketë shpirt sportiv, i freskët dhe stabil që të balancojë disponimin tim, tipik për gaforret”, ka shtuar Tuna.