Jugovic: Serbia nuk mund të mbajë zgjedhje në Kosovë

Lëvizja e Ripërtëritjes Serbe (SPO) e Vuk Draskovicit, vlerëson se, sipas Rezolutës 1244, Serbia nuk ka të drejtë të organizojë zgjedhje në Kosovë.

Nëse do të kishim pranuar pjesën jo statusore të planit të Ahtisaarit, siç kërkonte SPO, tani do të kishim zgjedhje për Kuvendin e Serbisë në Kosovë, sepse sipas atij plani serbët nga Kosova janë shtetas serbë. Nuk e bëmë këtë dhe nuk kemi asnjë të drejtë, sipas Rezolutës 1244, për të organizuar zgjedhje në Kosovë", tha nënkryetari i SPO-së, Aleksandar Jugovic, transmeton Beta.
Jugovic ka thënë se pikëpamjet mbi Kosovën dhe BE-në i kanë përafruar SPO-në dhe Partinë Liberal Demokratike, të cilët në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë bashkarisht në koalicionin Ndryshimi.
"Sikur të dëgjoheshin këshillat tona lidhur me barrikadat, qysh më 9 dhjetor ne dot merrnim statusin e kandidatit dhe datën për negociata me BE-në", tha Jugovic.