Kërkohen shkollat në Kosovë

Fondacioni ERSTE dhe Akademia shkollave te Evropës Qendrore (ACES) fillojnë ciklin e gjashtë te garës për partneritete ndërkufitare të shkollave ndërsa edhe shkollat nga Kosova janë të ftuara të jenë në mesin e 15 vendeve pjesëmarrëse. Tema e këtij viti është " Verifikimi i realitetit - se si ne shohim dhe krijojmë botën përmes medieve", ndërsa propozimet e projekteve mund të dërgohen deri me 30 prill te vitit 2012.

Gara është e organizuar nga ACES - Akademia e Shkollave të Evropës Qendrore, një nga rrjetet më të mëdha të shkollave në rajon dhe njohuritë e medieve, janë temë themelore te ciklit të garës së këtij viti. Shkollat janë të ftuara për të inkurajuar nxënësit që të bëjnë analizën e përmbajtjeve, në të cilat ata hasin në media dhe të krijojnë dhe shpërndajnë produktet e tyre mediatike.
“Mjetet e komunikimit masiv, veçanërisht digjitale, janë duke ofruar qasje të lehtë në informata dhe mënyra të reja të pjesëmarrjes në jetën shoqërore, politikë dhe kulturë, por në të njëjtën kohë, bartin dhe rrezikun e manipulimit. Çështjet e abuzimit, pushtimit te privatësisë, të drejtave personale apo të autorit janë vetëm disa nga sfidat. Në këtë kontekst, njohja e mediave dhe tek të popullata e te rinjëve është një parakusht kyç për aktivizëm social në botën e sotme të teknologjisë së informacionit”.
Ftohen shkollat nga Kosova për të gjetur një shkollë partner në web faqe www.aces.or.at, me të cilën ato do të marrë pjesë në projekt së bashku. Një juri ndërkombëtare do të përzgjedhë projektet më të mira dhe fituesit do të marrin mjete financiare, mbështetje gjatë zbatimit të projektit, dhe do të kenë mundësi të marrin pjesë në mbledhjet e ACES.
Rrjeti i shkollave ACES, është themeluar nga Fondacioni ERSTE në vitin 2006 në bashkëpunim me organizatën jo-fitimprurëse VČELI DOM nga Sllovakia dhe qendrën ndërkulturore nga Austria. ACES ka për qëllim të lidhë mësuesit dhe studentët nga Evropa Qendrore dhe Juglindore, për te kapërcyer kështu kufijtë. Kjo iniciativë është përkrahur nga të gjitha ministritë e arsimit te vendeve pjesëmarrëse. Qëllimi është që të lehtësojë dhe promovojë dialogun ndërkulturor dhe bashkëpunimin midis të rinjve, për të krijuar një rrjet për shkëmbimin e njohurive të mësuarit, dhe inovacioneve. Deri më tani, rreth 20.000 nxënës dhe 2,500 profesor kanë marrë pjesë në programin ACES.
Vendet që mund të aplikojnë për garë janë: Kosova, Shqipëria, Austria, Bosnje dhe Herzegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Serbia dhe Sllovenia.