Kamerat e sigurisë nëpër mbarë Britaninë dëshmuan se gratë dinë të parkojnë më mirë se burrat.
Është një klishe gati sa vetë motori i makinës i vjetër dhe ka qenë temë e shumë barsoletave seksiste. Por ideja se gratë nuk dinë të parkojnë është thjeshtë jo e vërtetë, mësohet në një hulumtim të kryer i cili dëshmon se shoferet femra janë më të shkathëta në manovrimin e makinës në hapësira parkingu në krahasim me burrat.
Pas kontrollit të kamerave të sigurisë nëpër tërë Britaninë u vërtetua se femrave u nevojitet më shumë kohë për parkim, por ato janë në gjendje të ndalin makinën mu në vendin e paraparë për ndalim.
Ky studim është njëri ndër më gjithëpërfshirësit sa i përket dallimeve gjinore në vozitje, dhe ka marrë parasysh shtatë komponentë të stilit të parkimit.
Gratë po ashtu janë dëshmuara më të zonjat në gjetjen e hapësirave për parkim, janë më të sakta në renditje para se të fillojnë manovrimin dhe përdorin me më përpikëri metodat e preferuara nga instruktorët e vozitjes.