Kampioni i Serie A, Milani, ka nënshkruar me mesfushorin ganez Sulley Muntari nga rivali lokal Interi, shkruajnë mediat italiane.
Transferimi do të jetë një befasi për shumëkënd, pasi Muntari llogaritet një lojtar “i harxhuar”.
Megjithatë miq të tij nga Gana kanë konfirmuar për mediat italiane se Milani e kishte përcjellë lojtarin për rreth një muaj. Ende nuk është zbuluar shuma e transferimit të tij.
Lojtari kaloi një kohë të vështirë te Interi dhe është pritur të largohet në fund të sezonit.