9 milionë euro për rrugë të pakalueshme

Mbi 9 milionë euro janë dhënë për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale nga Ministria e Infrastrukturës për sezonin 2011-2012, ndërkohë që nga reshjet e mëdha të borës mbeten të pakalueshme shumë rrugë.

Kanë kaluar më shumë se pesë ditë dhe ende ka rrugë të papastruara, ku shtresat e akullit rrezikojnë kalimtarët dhe ngasësit e automjeteve.
Sipas gazetës Zëri, pos milionave që janë dhënë për rrugë magjistrale Komuna e Prishtinës ka dhënë rreth 100 mijë euro tender për pastrimin e rrugëve, derisa trotuarët në qendër të saj janë të pakalueshme dhe qytetarët ecin nëpër rrugën kryesore.