Adriana, prezantuesja shqiptare që po i ’çmend’ boshnjakët

Adriana Kurtishaj, një shqiptare njëzetepesëvjeçare e lindur në Slloveni, për momentin po i ‘çmend’ boshnjakët në televizionin OBN.

Pas shumë viteve të kaluara në Slloveni, destinacioni i Adrianës ka qenë Sarajeva ku para 5 viteve filloi punë në televizionin OBN, fillimisht si prezantuese e motit, shkruan INA.
E shkolluar në fushën e ekonomisë, ajo rastësisht futet në botën e televizionit. Televizioni ku punon ajo është shumë urban dhe modern kështu që Adrianës i pëlqen kjo punë që bën dhe shikuesit e saj janë shumë të kënaqur me të.
Pas një viti si prezantuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianës i japin një detyrë të re duke filluar udhëheqjen e një shou program zbavitës të quajtur “Nedjeljom popodne” (Të dielën pasdite).
Një nga projektet më të mëdha të karrierës së saj është dhe udhëheqja e spektaklit “Zvijezde plešu” apo “Yjet vallëzojnë”, një spektakël që e ka udhëhequr bashkë me kolegun e saj Fegja Fetahagiq, ndërsa pas këtij spektakli ajo fillon një tjetër akoma më të madh të quajtur “Stars with stars”. /Telegrafi/