David Beckham, mashkulli më seksi

Futbollisti anglez, David Beckham, është shpallur mashkulli më seksi në planet nga një sondazh i revistës Heat.

Ylli i Los Angeles Galaxy i ka mposhtur aktorët Ryan Gosling e Ryan Reynolds, të cilët zënë vendin e dytë, respektivisht të tretin.
Ndërkohë, Bradley Cooper dhe Jake Gyllenhaal mbyllin pesë pozitat e para.
Në sondazh kanë marrë pjesë 1.000 lexues të revistës Heat, ndërsa për 25 vendet e para është marrë edhe mendimi i ekspertëve.
Në dhjetë vendet e para janë renditur edhe aktorët Robert Pattinson, Tom Hardy dhe Johnny Depp.