Interi ka pranuar një ofertë të Paris Saint-Germain për mesfushorin Thiago Motta- ka deklaruar agjenti i lojtarit, Alessandro Canovi.
Sipas tij, transferimi pritet të ndodhë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit.
“PSG dhe Interi kanë arritur marrëveshje për Thiago Mottan. Na mungojnë vetëm disa detaje të vogla, por ka kohë për t’u finalizuar gjithçka para orës 19:00”.
“Megjithatë, nëse nuk ndodh sot, do të ndodhë në korrik, sepse tashmë ekziston marrëveshja”, ka thënë Canovi.