Obama: Ekonomia po rritet

Presidenti amerikan Barak Obama tha se ekonomia amerikane duket se po rimëkëmbet. Ai në intervistën e tij të parë virtuale përmes rrjetit Google Plus i është përgjigjur shumë pyetjeve që janë votuar më së shumti në YouTube.

Qëllimi ishte që të bëheshin pyetje në lidhje me fjalimin e javës së kaluar të Obamës.
“Ne po fillojmë të shohim disa shenja se ekonomia po e merr veten. Kemi krijuar 3 milionë vende pune në 22 muajt e kaluar dhe kemi parë rritjen më të madhe në prodhimtari, që nga të nëntëdhjetat, por mbetet edhe shumë për t’u bërë”, theksoi presidenti Obama.