Ne dokumentin e fundit për parashikimin ekonomik, FMN-ja e korrigjon shifrën duke e zbritur rritjen ekonomike deri në 0.5 për qind. Sipas FMN-së, kriza europiane po infekton edhe Shqipërinë, e cila sipas këtij institucioni, për vitin 2011 do të këtë rritje ekonomike më të ulët rreth 1.1 për qind, kur parashikimi në shtator të vitit të kaluar ishte për një rritje prej 2.5 për qind. Ndërsa për këtë vit FMN kishte parashikuar në shtator rritje ekonomike 3.5 për qind.
Por pas misionit të saj, një muaj më pas, FMN-ja zbriti rezultatin ne 1.5 për qind ndërsa ne raportin e fundit te rritja ekonomike zbret edhe me poshtë ne nivelin 0.5 për qind. Ky parashikim kaq i padëshiruar për ekonominë shqiptare, ne fakt ecën ne te njëjtën linje me pritshmërit, qe FMN ka edhe për ekonomitë e tjera te Evropës juglindore, ku rritja mesatare parashikohet vetëm 0.7 për qind ne vitin 2012.
Ne raportin e saj te fundit, FMN-ja jep edhe arsyet. Gjate viti 2012, FMN thotë se kërkesa e brendshme pritet te jete me e dobët, për shkak te rënies se dërgesave nga emigrantet, kreditimit me te matur nga bankat dhe ngushtësimit te hapësirës nga qeveria për stimuj fiskal.