Ambasadori austriak në Beograd, Clemens Koja, ka thënë se Serbia me "vullnet të mirë" mund ta fitoj në mars statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
"Austria angazhohet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe për këtë arsye do të ndihmojë Serbinë për të kapërcyer pengesat e fundit në këtë rrugë. Ndërsa, konflikti me Kosovën sigurisht që është pengesa më e madhe", ka thënë Koja për revistën “Cord”.
I pyetur nëse Serbia ka mundur të bëjë më shumë që në dhjetor ta fitonte këtë status, ai ka thënë: “Po, sidomos kur dihet se askush nuk ka kërkuar nga Serbia që ta njohë Kosovën".
"Këtu kryesisht fjala është për zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore, dhe kjo para së gjithash për të mirën e njerëzve në rajon: shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, por edhe për serbët dhe pakicën shqiptare në jug të Serbisë. Mbi të gjitha, të rinjtë në këtë rajon kanë nevojë për perspektivë”.

Ambasadori austriak ka thënë se barrikadat që janë shfaqur vjeshtën e kaluar, e shkatërrojnë këtë perspektivë, prandaj qeveria e Serbisë ka mundur të angazhohet për largimin e tyre.
"Atëherë do të kishit më shumë shanse për vlerësim pozitiv nga Këshilli Evropian".
"Atëherë do të kishit më shumë shanse për vlerësim pozitiv nga Këshilli Evropian".