Noga bashkëpunim me Stinen

Tinejxheri Agon Abdullahu, i njohur si Noga, kësaj radhe vjen me një bashkëpunim nga Shqipëria.

Ai këto ditë ka realizuar këngën “Sa m’pëlqen ti” në bashkëpunim me këngëtarin Stine. Kënga është një baladë e cila pritet të shoqërohet edhe me videoklip.
Noga së fundmi ka realizuar këngën ‘Këtë natë’ në bashkëpunim me Andin Randobravën, dhe ka pohuar se shumë shpejt do të realizojë edhe një këngë me reperin e famshëm Unikatil.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Sa m’pëlqen ti” nga Noga dhe Stine.