Së pari tymosnin marihuanë, pastaj argëtonin fëmijët

Njëri nga udhëheqësit e hit emisionit televiziv për fëmijë “Play School” që është transmetuar në BBC gjatë viteve 1964-1988, ka thënë se kolegët e tij para se të fillonin emisionin zakonisht tymosnin marihuanë.

Johnny Ball e ka shokuar opinionin duke treguar se drejtuesit e këtij emisionin kishin qenë ‘high’ gjatë xhirimit të skenave të dedikuara për fëmijët.
Drejtuesit e emisionit “Play School”, Rick Jones dhe Lionel Morton, me vite të tëra i kanë argëtuar fëmijët përmes ekranit, ndërsa Ball ka treguar se sekreti i disponimit të tyre të mirë ishte marihuana.
Të gjitha këto, Ball i ka treguar në dokumentarin e quajtur “Lights! Camera! Action! Tales of Television Centre”, i cili flet për atmosferën liberale në hapësirat e BBC në të kaluarën.
Aktorja Katy Manning ka konfirmuar, po ashtu, se hapësirat e televizionit BBC, asokohe ishin parajsë për adhuruesit e drogës dhe seksit. Ajo ka thënë se yjet shpesh kryenin marrëdhënie seksuale në gjithë ndërtesën, sepse askujt nuk i pengonte kjo.
Edhe prezantuesja Joan Bakewell ka konfirmuar se gjatë asaj periudhe në televizionin britanik merrnin pjesë mysafirë të shumtë, të cilët konsumonin marihuanë para se të intervistoheshin.