Filxhani i Gagas shitet për 57.000 euro

Një filxhan nga i cili ka pirë vetëm një herë çaj këngëtarja Lady Gaga është shitur për një shifër të jashtëzakonshme prej 57.000 eurosh.

Në një ankand bamirës në Japoni janë shfaqur rreth 1.300 oferta për blerjen e këtij filxhani, i cili ka shenjën e buzëkuqit të Gagas, mbishkrimin në japonisht “lutemi për Japoninë” dhe autografin e saj.
Sipas The Sun, përfitimet nga kjo shitje do t’u jepen artistëve të rinj japonezë të cilët duan të studiojnë në SHBA.