Kur kihet parasysh se sa të rëndësishme janë veturat për meshkujt, duket se reperi Kanye West tashmë është i dashuruar në Kim Kardashian, meqenëse e ka lejuar atë ta vozisë Mercedesin e tij.
Ndërkohë që bukuroshja e ka vozitur automjetin SLR McLaren Mercedes që kushton 500.000 dollarë nëpër Los Angeles, këngëtari ka qenë në New York. Kim e ka shfrytëzuar automjetin e shtrenjte për të shkuar te kampi Barry's Boot, i cili gjendet pranë L.A.
Edhe pse posedon Range Rover, Ferrari, Bentley dhe Rolls Royce, ylli televiziv amerikan ka preferuar që të dalë me veturën e të dashurit të saj, ndërsa kjo nuk u ka ikur nga objektivi paparacive.