Është varrosur të hënën në fshatin e tij të lindjes, Drenoc të Rahovecit, veterani i UÇK-së, Arsim Berisha, i cili bëri vetëvrasje të dielën.
Edhe 13 vjet pas luftës, veteranët e UÇK-së vazhdojnë të mos kenë përkrahje institucionale, bën të ditur KTV-ja.
Në Organizatën e Veteranëve të Luftës thonë se që nga paslufta janë vetëvrarë 21 veteranë, derisa KMD e UÇK-së e çon këtë numër në plot 43.