Konfirmohet dënimi i Zharkut, Kaçaniku në zgjedhje të parakohshme

Gjykata Supreme e Kosovës ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë kundër kryetarit të Komunës së Kaçanikut Xhabir Zharku. Ai do të vuajë tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit. Si pasojë edhe kjo komunë pritet që brenda 45 ditësh të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Zharku nuk ka thënë nëse do të paraqesë dorëheqjen, porse dënimin e tij e ka quajtur të motivuar politikisht, transmeton Koha.net.
Supremja ka vërtetuar aktgjykimin edhe kundër Besnik Hasanit dhe Nysret Cenës, të dënuar me nga një vit burgim.
Zharku dhe Arsim Kloshi janë dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, për çka do të paguajnë gjobë prej 1500 eurosh.