Në moshën 13-vjeçare, Jeff Cokeley, në oborrin e shtëpisë së tij kishte gjetur një breshkë, në të cilën kishte shkruar inicialet e tij dhe vitin, dhe më pas e ka lëshuar.
Saktësisht pas 47 vitesh, babai i tij, Holland (85 vjeçar), e ka gjetur të njëjtën breshkë që ka të shkruara inicialet ‘JC’ dhe vitin ‘1965’, në po të njëjtin oborr ku jeton edhe sot e kësaj dite.
Ai është befasuar dhe e ka fotografuar breshkën, ndërsa fotografinë ia ka dërguar Jeffit, i cili tash jeton në Rochester të New Yorkut.