Juan Mata thotë se ai nuk është lodhur nga sezoni i gjatë i Chelseat, që është përvoja e tij e parë në sezonin torturues të Ligës Premier.
Spanjolli, i cili arriti në Stamford Bridge nga Valencia verën e kaluar, ka qenë një prej shtyllave të suksesit të Bluve këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën të ngrejë trofeun e Kupës FA (pas fitores 2-1 ndaj Liverpoolit) dhe duke e çuar atë në finale të Ligës së Kampionëve.
“Kam ende shumë energji të mbetur. Është një sezon i gjatë dhe i pari i imi në Angli, por dobitë e të fituarit me lehtësi mposhtin lodhjen”, ka thënë Mata.
Chelsea sonte do të përballet me Liverpoolin për të dytën herë radhazi brenda katër ditësh, kësaj here në kuadër të Ligës Premier.