Kodi Penal ende në duart e Jahjagës

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ende është duke e shqyrtuar Kodin e ri Penal të Kosovës. Sipas zëdhënësit të Presidencës, Arbër Vllahiu, presidentja i ka tetë ditë për ta shqyrtuar Kodin dhe ai tanimë “është duke u shqyrtuar nga të gjitha palët”.

Ndërsa kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës, Arben Ahmeti, pret që më së largu deri në fund të kësaj jave presidentja Jahjaga të marrë vendim ”për ta kthyer” ligjin në Kuvendin e Kosovës.
“Presidentja e ka pranuar ligjin të premten. Pasi që presidentja ta rikthejë atë në Kuvend, presim që deputetët e Kuvendit të Kosovës të reagojnë pozitivisht dhe të pranojnë kërkesat tona. Ajo që ne po kërkojmë është heqja e nenit 37 dhe 38, kërkesë kjo që tashmë ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare”, ka thënë Ahmeti, transmetojnë mediat.