PDK me kryetarë komunash të akuzuar

Kryetari i deritashëm i Ferizajt, Bajrush Xhemajli- i dënuar dhe në vuajtje të dënimit, kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku- i dënuar me tri vjet e gjysmë burg, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku - i dënuar dhe i akuzuar, janë disa nga kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK-ja, e që deri më tani janë dënuar dhe akuzohen se kanë shpërdoruar pushtetin.

Ndërkaq, sipas gazetës “Bota Sot” edhe dy kryetarë të tjerë të komunave, që udhëhiqen nga PDK-ja, po ashtu janë të ndjekur nga organet e drejtësisë.
 Ramadan Muja, kryetar i Prizrenit, që po akuzohet për korrupsion dhe është detyruar që të paraqitet në dyert e prokurorisë në Prizren, përderisa edhe kryetari Nexhmedin Arifi, kryetar i komunës së Vitisë, hynë në këtë valle, pasi që akuzohet për ”shpërdorim të detyrës zyrtare” nga Prokuroria e Qarkut në Gjilan.