John Travolta është akuzuar për sulm seksual nga një masazhist, i cili ka thënë se aktori amerikan ia ka prekur organin seksual.
Sipas raportit të publikuar nga TMZ, Travolta e kishte angazhuar masazhistin përmes internetit dhe derisa ai po i bënte masazh, thuhet se aktori ka pasur ereksioni dhe e ka prekur masazhistin.
Ai tash kërkon dy milionë dollarë dëmshpërblim nga ylli i filmit “Pulp Fiction”.
“Kjo akuzë është tërësisht e fabrikuar. Asgjë nga kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë përfaqësuesi i aktorit.
Travolta madje ka vendosur ta padisë masazhistin për shpifje.