Tatimpaguesit më nuk kanë nevojë të presin nëpër sportele të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për të paguar tatimet e tyre, pasi këtë, tashmë mund ta bëjnë edhe në mënyrë elektronike nga cilido ambient.
Për këtë metodë që tashmë ka filluar të zbatohet, gjatë ditës po mbahet seminar ku nga ATK-ja bashkë me anëtarët e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKCAK), po shpjegohet konkretisht se si duhet të regjistrohet tatimpaguesi në mënyrë elektronike dhe se si të përdoret kjo metodë.
Drejtori i shërbimit të tatimpaguesve në ATK, Sakip Imeri ka thënë se qëllimi i mbajtjes së këtij seminari është që ta bëjnë publike fillimin e deklarimin elektronik për tatimin në pagë dhe kontributet pensionale. “Kjo është forma e parë që është t’u u mbajt ky seminar në kategorinë e profesionistëve të cilët më lehtë dhe më afër janë me tatimpaguesit që e implementojnë këtë formë dhe është interesim shumë i madh i tyre”, theksoi Imeri.
Ndërsa Shaban Muharremi, nga Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, pohoi se kjo është mundësi që ata të informohen nga afër, që pastaj të kontribuojnë sa më shumë në deklarimin sa më të mirë të tatimeve dhe obligimeve tatimor të tatimpaguesve. “Shpresojë që ka me funksionu dhe ka me funksioni shumë mirë. Do të jetë një lehtësim shumë i madh për neve si profesionist dhe si tatimpagues”, tha Muharremi, raporton Kosovapress.
Ky seminar i pari i këtij lloji, po mbahet në Kinemanë ABC dhe ai do të zgjas gjatë tërë ditës.
Ky seminar i pari i këtij lloji, po mbahet në Kinemanë ABC dhe ai do të zgjas gjatë tërë ditës.