Javi Martinez në radarin e Arsenalit

Mesfushori i Athletic Bilbao, Javi Martinez, është duke u kërkuar nga Arsenali.

Menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger, është në kërkim të një mesfushori të ri gjatë afatit kalimtar të verës dhe e ka shndërruar në cak kryesor yllin e Rennes, Yann M’Vila.
Nëse ai dështon të sigurojë marrëveshje me francezin, Daily Mail shkruan se Wenger do të përpiqet për mesfushorin spanjoll, Javi Martinez.