Këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, e cila këto ditë i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj, ka pohuar se një mashkull i cili dëshiron t’i fitojë zemrën duhet të jetë një person i thjeshtë.
“Çfarë duhet të ketë një mashkull që të më fitojë zemrën? Të ketë mbiemrin Hilton. Jo, personat e thjesht ma fitojnë zemrën”, ka pohuar Samanta, për Bluetooth.
Përveç kësaj, Samanta ka shtuar se ajo këtë verë do të vijë këngë të reja, dhe shpreson që do të pritet pozitivisht nga publiku.
“Varet nga kënga që do të sjell. Nuk është domosdoshmërisht e nevojshme që të jetë “hot” për t’u pëlqyer, mjafton të ketë një ide jashtë të zakonshmes dhe të përshtatet me fabulën e këngës. Unë do kujdesem që edhe look-u edhe performanca të jenë në nivelin e duhur dhe të kenë një impakt sa më pozitiv për publikun”, ka pohuar Samanta.