Linda sjell këngë në gjuhën angleze

Këngëtarja Linda Halimi ka realizuar këngën e saj të parë në gjuhën angleze.

“Don’t ever leave me”, titullohet kënga e re e Lindës, e cila është punuar këto ditë.
Këngëtarja kosovare përmes rrjetit social Facebook është shprehur shumë e emocionuar rreth realizimit të kësaj kënge.
Linda së shpejti pritet ta lërë karrierën në Kosovë dhe ta vazhdojë atë në Amerikë.