Një djalë 13-vjeçar është bërë hero pas një incidenti në qytetin amerikan Milton.
Shoferi i autobusit shkollor të mbushur me nxënës është sëmurë gjatë vozitjes, ndërsa djaloshi e ka kapur timonin dhe në mënyrë të suksesshme e ka parkuar autobusin duke ua shpëtuar jetën nxënësve.
Siç bëhet e ditur, vozitësi kishte pësuar sulm në zemër dhe gjendet në spital për mjekim.
Asnjë nga 12 nxënësit nuk është lënduar edhe atë falë intervenimit të të guximshmit Jeremy Wuitschick dhe shokut të tij, Johnny Wood, i cili e ka mbajtur në jetë shoferin deri në ardhjen e ndihmës së shpejtë. /Telegrafi/