Me rezultat prej 3-2, Liverpooli ka triumfuar përballë Blackburnit në Ewood Park, edhe pse pjesën më të madhe të lojës luajti me një lojtar më pak në fushë.
Mysafirët krijuan epërsi të dyfishtë me anë të Maxi Rodriguez (13’ dhe 16’), mirëpo gjërat ndryshuan pas minutës së 25-të.
Portieri Alexander Doni u përjashtua me karton të kuq pas ndërhyrjes në Junior Hoilett dhe u akordua penalti në favor të vendasve. Megjithatë portieri i inkuadruar, Bradley Jones, mbrojti goditjen e Aiyegbeni Yakubu.
Mirëpo, në vazhdim Blackburni e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë dhe e barazoi rezultatin me anë të Aiyegbeni Yakubu (36’ dhe 61’).
Heroi i Redsave rezultoi Andy Carroll, i cili në minutat shtesë shënoi golin e fitores (90’+1).