Këngëtarja seksi, e njohur për performancën e saj në The Voice of Albania, Xheraldina Berisha, në Top Fest 9 do të marrë pjesë me reperin nga Shqipëria, Stresi.
Kjo është konfirmuar nga produksioni Threedots me në krye Flori Mumajesin, i cili besohet se është përkujdesur për këngën e Stresit dhe Xheraldinës.
Kështu, Xheraldina shtohet në radhën e gjatë të pjesëmarrësve të Top Fest 9 që vijnë nga emisioni i talentëve The Voice of Albania.