Meryl Streep: Dua që Viola ta fitojë Oscarin

E nominuara për të fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë, Meryl Streep, ka gjasa të mëdha që të ngjitet në skenën e Kodak Theatre për të pranuar çmimin Oscar për herë të tretë, por aktorja e filmit “Iron Lady” nuk e dëshiron këtë çmim.

Në rast se Meryl Streep, e cila luajti rolin e Margaret Thatcher në filmin “Iron Lady”, e fiton çmimin Oscar, atëherë ajo do të konfirmohej si aktorja më e mirë e kohës moderne, por çuditërisht ajo dëshiron që e nominuara tjetër Viola Davis ta fitojë çmimin e madh.
E pyetur nëse preferion Violan për të fituar çmimin Oscar për aktoren më të mirë, ajo u përgjigj: “Po, oh po. Unë e dua atë dhe mendoj se është fantastike”.
46 vjeçarja Viola Davis është e nominuar me filmin “The Help”, ndërsa më parë ka luajtur në filma si “Solaris” dhe “Traffic”.