Aktori Sacha Baron Cohen ka quajtur ‘gangsterë’ drejtuesit e akademisë amerikane të filmit, pasi ata e përjashtuan nga paraqitja në Oscar.
40 vjeçari i ka dhënë ultimatum akademisë amerikane të filmit që ta kthejë atë në ceremoni, pasi ai dëshiron të shkojë i veshur sikurse në filmin e tij “The Dictator” ku luan rolin e admiral Shabazz Aladeen, ide kjo që ka hasur në kundërshtim.
“Këta gangsterë në akademi më përjashtuan. Natyrisht, unë do të isha i impresionuar nga një akt tjetër qyqar. Por, kjo është personale. Ata kanë kohë deri të dielën në mesditë që të mi kthejnë biletat. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata do të ballafaqohen me pasoja të pa paramenduara”, u shpreh Cohen.