Prezentimi në OKB do të bëhet si UNMIK

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk e sheh si kompromis faktin që do të mbajë para vetes një fusnotë që i referohet Rezolutës 1244 dhe Opinionit të GJND-së, sa herë që do të marrë pjesë në takime kur prezent mund të jetë edhe ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, ministri e pranon se në OKB do të vazhdojë të prezantohet edhe me UNMIK-un, por strategjia e Republikës së Kosovës, sipas tij, do të ndryshoj kur të arrihen 100 njohje.
Hoxhaj ka thënë se pret qasje më pozitive ndaj Kosovës të pesë vendeve të anëtare të BE-së dhe pret lëvizje të tyre drejtë njohjes. Sipas tij, tek tash ka nisur ora evropiane e Kosovës.