Ministrja e Jashtme e Maqedonisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis Prishtinës dhe Beogradit për përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale.
“Marrëveshja e arritur midis Beogradit dhe Prishtinës nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropian, është në drejtim të përparimit dhe forcimit të stabilitetit dhe bashkëpunimit në rajon, por edhe shembull konkret se përmes dialogut të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv mund të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, që ngarkojnë vendet e rajonit”, thuhet në një komunikatë të MPJ-së në Shkup, ndërsa transmeton INA.
Kjo marrëveshje- thuhet më tej- hap mundësi të reja për afrimin e Serbisë dhe Kosovës drejt integrimeve evropiane.