Rina: Nuk jam marrë me komentet

Fituesja e spektaklit të talentëve të këndimit, The Voice Of Albania, Rina Bilurdagu, ka deklaruar se ajo nuk është marrë shumë me komentet rreth saj, pas polemikave nëse ajo vërtet e meritoi fitoren.

Komente të shumta negative vërshuan në drejtim të Rina Bilurdagut pasi u konfirmua si fituese e The Voice, pasi favoritja absolute Marsela Cibukaj gëzoi përkrahje të gjerë nga njerëzit nëpër rrjetet sociale. Sidoqoftë, vajza nga Prizreni, Rina Bilurdagu, pak është marrë me këtë çështje.
“Nuk kam pasur kohë për të shikuar komentet negativa apo pozitive, t’i lexoj të gjitha. Sidoqoftë, e di se ka pasur polemika, por për këtë unë nuk jam kompetente. Unë kam shprehur talentin tim në mënyrën se si di më së miri dhe këto gjëra pak më interesojnë”, ka thënë Rina.