Shkëmbim ditësh për zëvendësim të mësimit

Të gjitha shkollat e Kosovës do të kompensojnë orët e humbura mësimore gjatë dy javëve të shkuara, të cilat u shpallën pushim si pasojë e temperaturave të ulëta që mbizotëruan në Kosovë, e që u miratua për të gjitha shkollat nga Ministria e Arsimit, Shkncës dhe Teknologjisë së Kosovës, në nivel vendi.

“Është paraparë që mësimi të kompensohet duke i zëvendësuar orët e humbura me ditë të pushimit pranveror (që janë katër ditë gjithsei) dhe të inkuadrohen edhe të shtunat për të plotësuar fondin komplet të orëve”, ka thënë për “Zëri” Alush Istogu, Drejtor i Departamentit për arsim parauniversitar në MASHT. “Këto orë plotësohen duke u zgjatur semestri, përkatësisht të kompensohen në fund të muajit qershor”.