Shtyhen provimet në fakultetet e Pejës

Menaxhmenti i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit dhe ai i Degës së Fakultetit Juridik në Peje, për shkak të reshurave të mëdha të borës, ka vendosur që nga sot e deri të dielën të ndërpres procesin e mbajtjes së provimeve.

Dekani i këtij fakulteti, Armand Krasniqi, ka thënë për “Kosovapress” se kushtet e rënda atmosferike e vështirësojnë udhëtimin si të studentëve ashtu edhe të profesorëve për mbajtjen e provimeve, andaj është parë e udhës që të shtyhet afati i provimeve për një javë.