Teuta: Nuk jam shtatzënë

Në shtator të vitit të kaluar, këngëtarja e njohur Teuta Kurti i dha fund beqarisë duke u martuar me të fejuarin e saj, Dardan Luta.

Këto ditë ishte përfolur se ajo është duke pritur fëmijën e saj të parë, por këngëtarja ka demantuar menjëherë një gjë të tillë.
‘’Po flitet dhe kam marrë pyetje nga gazetarë të ndryshëm në lidhje që jam shtatzënë, edhe përkundër përgjigjes sime negative, prapë kanë shkruar se po. Por prapë e demantoj, nuk jam shtatzënë,”, ka thënë Teuta për mediat shqiptare.