Këshillat milionëshe

Këshilltarët e transaksionit Qeverisë se Kosovës po i kushtojnë miliona euro. Prej që ka filluar proceset e shitjes të aseteve të rëndësishme në vend, Qeveria ka kontraktuar dhjetëra kompani të huaja për përgatitje të këtyre proceseve. Vetëm për projektin “Kosova e Re”, dhe privatizimin e PTK-së, këshilltarët ishin paguar rreth 9 milionë euro.

Ekspert të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë se nga këshilltarët e transaksionit në Kosovë, nuk po shihet ndonjë rezultat. Sipas tyre, procesi i privatizimit nuk është barrë e krejt tyre, por edhe e Qeverisë.
“Për projektin “Kosovës së Re”, prej vitit 2006 deri me tani, për këshilltarë të transaksionit ishin paguar nga Buxheti i Republikës së Kosovës 2.500.000 dollarë amerikanë, ndërsa nga grantet e Bankës Botërore janë paguar 5.690.000 dollarë. Deri më tash për shërbime të këshilltarëve të projektit “Kosova e Re” komplet janë shpenzuar 8.198.310 dollarë”, ka Gëzim Baxhaku, këshilltar për media në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, shkruan gazeta Lajm.
Kurse, sipas tij, për këshilltarë të transaksionit dhe këshilltar strategjik për privatizimit të PTK-së, deri më tash janë paguar afro 1.7 milionë euro.