Kampanja e Vetëvendosjes, “kopsht politik i fëmijëve”

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, vërejtjet ndaj mundësisë së heqjes së emërtimit “Republika” dhe përdorimit të emrit “Kosovë” në forume të ndryshme rajonale, i ka quajtur si “kopsht politik i fëmijëve”

“Kampanja më e re e Vetëvendosjes mbi emërtimin ‘Republika e Kosovës’, e cila thotë se përdorimi i çfarëdo emërtimi tjetër do të ishte në kundërshtim me kushtetutën dhe njëherazi tradhti e lartë, nuk është gjë tjetër veç kopsht politik i fëmijëve”, thuhet deklaratën e shpërndarë nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.
“Në BE, OSBE, OKB dhe në instanca tjera ndërkombëtare delegacioni gjerman zakonisht është i ulur prapa shenjës ‘Gjermania’ dhe jo ‘Republika Federale e Gjermanisë’. Kjo vlen për shembull edhe për ‘Republikën e Francës’ apo ‘Mbretërinë e Holandës’, ose pothuajse për të gjitha shtetet. Nuk ka arsye pse kjo të jetë ndryshe në rastin e Kosovës”.