Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), po planifikon që gjatë këtij viti ta privatizojnë fermën e pulave në Lipjan, pasi koncesionusi i saj nuk arrit ti përmbush premtimeve sipas kontratës të nënshkruar para dhjetëvjetëve.
Zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi tha për Telegrafin se menaxheri i fermës dështoi ti përmbush premtimet në kontratë. Ai tregon se komercializuesi i fermës së pulave ndërmarrja ADI ka përmbushur zotimet për investimeve vetëm 20.17 për qind, të qirasë 40.36 për qind kurse të punësimit vetëm 46.72 për qind. “AKP ka planifikuar që këtë ndërmarrje ta tenderoj për privatizim gjatë këtij viti”, tha zëdhënësi Kaloshi.
Sipas tij, të gjitha investimet të cilat janë bërë në fermë do të mbetën në ndërmarrje.
Ndërkaq Avdurrahman Konjufca thotë se ai nuk ka mundur ta shfrytëzojë në tërësi fermë për shkak se në disa objekte ka qenë i vendosur KFOR-i.
Ai thotë se ka paditur AKP-në dhe kërkon kompensimin e dëmeve që sipas tij shkojnë deri në 7 milionë euro.