Mbi tre mijë kilogramë patate dhe afro një mijë kilogramë qepë i janë ngrirë Ibrahim Mavriqit nga fshati Koliq i Prishtinës. Dëmet që acari i ka shkaktuar atij duket t’i kenë prekur edhe një numër të konsiderueshëm familjesh dhe subjektesh të tjera në vend.
“Të gjithë veprimtarinë time e siguroj përmes mbjelljes dhe shitjes së patateve. E kam rregulluar ambientin ku i kam mbajtur të sigurta patatet, por ndërprerja e energjisë elektrike dhe acari i madh ka bërë që mbi tre mijë kile patate të ngrihen dhe kësisoj të gjitha ato me duhet tani t’i gjuaj”, thotë Ibrahim Mavriqi.
Sipas tij, të ngrira kanë rezultuar edhe sasia e patateve të planifikuara për t’u mbjellë në pranverën e këtij viti. “Diku afro 600 euro kam blerë pak ditë me herët dhjetëra thasë me patate për mbjellje dhe që të gjitha janë ngrirë”, tha Mavriqi, shkruan Koha Ditore.
Sipas tij, kostoja e dëmeve që i janë shkaktuar i afrohet dy mijë eurove. “Dëmet janë të konsiderueshme dhe kanë ndikuar thellësisht në motivin e punës”, ka pohuar Mavriqi, teksa ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të shqyrtohet mundësia e kompensimit të dëmeve të tilla. “Komuna e Prishtinës, apo Ministria e Bujqësisë, do të duhej të formonin një komision për t’i verifikuar këto raste dhe njëherazi të shqyrtonin mundësinë e kompensimit të dëmeve apo së paku kompensimin e një pjesë të tyre”, ka potencuar Ibrahim Mavriqi nga fshati Koliq i Prishtinës.
Në Komunë të Prishtinës, ndërkaq, që për vlerësime të tilla dhe kompensim të mundshëm është niveli qendror dhe jo ai komunal.