Babai i Gagas i pakënaqur me veshjen e saj

Babai i këngëtares Lady Gaga ka pasur shumë probleme me vajzën e tij për vite të tëra sa i përket veshjes.

Sikurse shumë prindër, edhe Joe Germanotta e ka këshilluar vajzën e tij që të vishet sa më zakonshëm dhe të zbulojë sa më pak.
“Jam dukur njësoj si gjatë ditës, ashtu edhe në skenë”.
“Babait tim nuk i pëlqente kjo dhe shpesh më thoshte: ‘A mund ta lëshosh pak atë fund’. Disa prindër, thjeshtë s’mund ta durojnë atë”, citon The Sun fjalët e këngëtares.