Robben, baba për të tretën herë

Futbollisti i Bayern Munichut, Arjen Robben, ka një arsye shtesë në jetën private për t’u ndjerë i lumtur.

Holandezi në orët e hershme të ditës së hënë është bërë baba për të tretën herë, ndërsa gruaja e tij ka lindur djalë.
Në një komunikatë për media thuhet se nëna dhe djali janë për mrekulli sa i përket aspektit shëndetësor.
Robben dhe gruaja e tij Bernadien kanë djalin Luke, vajzën Lynn dhe tash djalin të cilin e kanë pagëzuar Kai.